Ndarjet janë gjithnjë të dhimbshme, por njerëz të ndryshëm zgjedhin mënyra të ndryshme për ta kaluar zhgënjimin në dashuri, ose… “për të marrë hak”.
Advertisements
Si në rastin e një djali nga Turqia, i cili ka zgjedhur një mënyrë aspak të dëgjuar për të “bezdisur” ish-të dashurën e tij.
Advertisements
Siç shihet edhe nga pamjet e postuara në rrjetet sociale të kthyera tashmë virale, ai ka porositur në dhjetëra fastfood-e ushqim dhe u ka dhënë adresën e ish-partneres.
Në pak çaste poshtë shtëpisë së saj janë mbledhur dhjetëra motoristë, por vajza nuk u është përgjigjur.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë filmuar pamjet dhe më pas i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.