PD kaos në Kuvend, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Socialistët po sillen si viktima! Përdorin institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar lirinë

by editor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pas situatës së krijuar në Kuvend me kaosin e opozitarëve, menjëherë pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një letër dërguar avokatit të tij mbrojtës, Ledio Braho, Salianji shkruan se socialistët po sillen si viktima.

Advertisements

Më tej, ai e akuzon qeverinë se përdor institucionet për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

Advertisements

“Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësinë e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eliminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

Advertisements

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, shkruhet në letër.

You may also like