Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte me emisionin Top Story, tha se për herë të parë SPAK në raportin vjetor ka deklaruar se grupe kriminale shqiptare që trafikojnë kokainë në vende të Amerikës së Jugut, kanë arritur deri aty sa kanë korruptuar zyrtarë të lartë të qeverive të këtyre shteteve që veprojnë.
Advertisements
“Nga raporti vjetor, lidhet me prezencën e grupeve kriminale në Amerikën e Jugut, ku SPAK thotë se ka vërejtur një punë intensive të grupeve shqiptare që konkurrojnë me këto grupe në këto vende dhe kanë arritur sa të korruptojnë në nivele të larta të qeverisë ne vendet përkatëse ku dërgohet droga, dhe zyrtarë në funksione të larta”, tha ajo.
Advertisements
Po ashtu, sipas gazetares Hoxha, në këtë raport flitet edhe për një çështje të vitit 2019, ku një person i huaj që ka qëndruar në Shqipëri, ka pasur lidhje me shërbimet sekrete të vendeve jo mike, çështje kjo që lidhet me sulmin në kampin Muxhahedin.
“Sa i takon shërbimeve sekrete të vendeve jo mike, bëhet fjalë për një çështje të vitit 2019, për një shtetas që ka qëndruar në Shqipëri, dhe thotë se vërehet një lidhje mes shërbimeve sekrete të vendeve jo mike, terrorizmit dhe korrupsionit. Hera e parë që pranohet nga SPAK për këtë çështje të hetuar në 2019, që bëhet fjalë për sulmin në kampin Muxhahedin”, tha ajo.