Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 21-vjeçares shqiptare Elisa Doka që ndërroi jetë në Greqi, pasi u përplas nga një makinë.
Advertisements
Aksidenti tragjik ndodhi në Patrida Veria, teksa e reja po priste urbanin, kur një automjet ka kaluar në korsinë e kundërt duke përfunduar në stacionin e autobusit.
Advertisements
Automjeti, që drejtohet nga një 64-vjeçar, ka aksidentuar Dokën dhe një tjetër këmbësore që priste në stacion autobusin, duke i tërhequr zvarrë. Nga përplasja 68-vjeçarja ka përfunduar në oborrin e një banese aty pranë dhe ka humbur jetën, ndërsa 21-vjeçarja u transportua në spitalin, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
“Urbani ishte vetëm 50 metra larg dhe në pak sekonda dy viktimat do të ishin në autobus. Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha një dëshmitar për mediat greke.
Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk është ndjerë mire teksa drejtonte mjetin dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës, është arrestuar. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.