Përfundon pas 8 orësh mbledhja qeveritare në Dajt, largohen me makina Rama e ministrat

by editor

Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja e Edi Ramës me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh, kryeministri është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt.

Këtë herë ai nuk ka zgjedhur të flas për gazetarët që kanë qenë jashtë rezidencës gjatë kohës së mbledhjes.

Advertisements

Me Ramën janë larguar edhe ministrat. Siç duket edhe nga pamjet, automjetet e kryeministrit dhe ministrave lënë rezidencën qeveritare për tu larguar nga Dajti.

Ndërkohë nesër nis sesioni i ri parlamentar, që i paraprin zgjedhjeve të 2025, fokusi i së cilës ishte dhe mbledhja e sotme në Dajt.

Advertisements

You may also like