Përplasen dy automjete në Dibër, transportohen me urgjencë drejt spitalit shoferët

by editor

Përplasen dy automjete në Dibër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllovë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Advertisements

Si pasojë janë dëmtuar shoferët e makinave dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 13.45, në fshatin Sllovë, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit E.L., dhe E.B.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

You may also like