Përplasi për vdekje një 75-vjeçar, drejtuesi i automjetit përfundon në prangat e policisë

by editor

Është arrestuar pas disa orësh 47-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë një të moshuar ditën e sotme në Fier.

Advertisements

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.J., 47 vjeç, banues në Fier.

75-vjeçari me iniciale I.B., është goditur nga automjeti teksa kalonte rrugën dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në kokë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Advertisements

Po ashtu, policia sqaron se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç.

Fier/Informacion shtesë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

You may also like