Përplasja me armë në Vaun e Dejës, Safet Bajri shoqërohet në polici

by editor

Policia ka shoqëruar diten e sotme Safet Bajrin.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se Bajri është ndaluar në Lezhë ndërsa ka qenë duke lëvizur me një mjet të blinduar.

Advertisements

Policia e Lezhës e ka ndaluar pas urdhërit të lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, ku Safet Bajri pritet të merret në pyetje për një ngjarje të ndodhur në fshatin Rranxë në Bushat, ku u qëllua me armë në drejtim të një mjeti të blinduar.

Safet Bajri është një i emër i njohur për policinë, ku shpesh ai lidhet me ngjarje të rnda kriminale të ndodhur në Shkodër ku ka patur disa herë akuza në drejtim të tij.

Mësohet se ai është ndaluar në Lezhë, ku më pas i është kaluar drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Aty, pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.

Advertisements

Safet Bajri, i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës u lirua me kusht nga burgu i Fierit më mars 2023, ku ai po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.

Gjykata e Belgjikës e kishte dënuar Bajrin me 9 vite burg në total për trafik droge dhe prostitucion. Bajri u vu në pranga në vitin 2018, jo vetëm në lidhje me dënimin e tij në Belgjikë, por u akuzua dhe për shantazh, trafik droge dhe gjobvënie, aktivitete këto të kryera në Shqipëri.

Në kohën kur u arrestua Bajri zyrtarisht u tha se: Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë. Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë:

“Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

You may also like