Përplasja në Big Brother, Sara Gjordeni del publikisht në mbrojtje të kësaj banoreje (Foto)

by editor

Sara Gjordeni ishte një prej konkurrenteve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother Vip 3, por një gabim në sjellje e çoi atë në përjashtim të menjëhershëm.

Megjithatë, ajo vijon të qëndrojë e lidhur me shtëpinë, teksa ka vendosur të mbështesë publikisht Heidi Baçin, e cila ka pasur një përplasje të fortë me Liamin.

Sara ka postuar foton e Heidit duke qarë, teksa shkruan “Durim o Baçi”.

Liami i komentoi Heidit lëvizjet e trupit, duke i thënë se “tregojnë shumë gjëra” për të. Ky koment nuk u mor mirë nga Heidi, e cila shpërtheu në lot.

Kujtojmë se edhe pas daljes nga Big Brother, Sara, e cila është komentuar për miqësinë me Meritonin, tha se Heidi është një prej konkurrenteve potenciale për të fituar BBV3.

Advertisements

Advertisements

You may also like