“Pervers, mashtrues ordiner!”- Vijojnë përplasjet mes Jul Dedës dhe Egla Cenos në BBV, aktorja: Je artisti më i ulët! Baba i dy fëmijëve që…

by editor

Përplasjet dhe ofendimet mes Jul Dedës dhe Egla Cenos kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku me fjalë të rënda kanë ofenduar njëri-tjetrin.

Egla e ka cilësuar aktorin më një sërë epitetesh të rënda, duke i thënë pervers, mashtrues si dhe artistin më të ulët të shtëpisë së BBV.

Nga ana tjetër, Juli është shprehur se ajo ka dalë nga vetja, ndërsa i ka thënë “mos i jep shumë se po nxjerr vetëm majdanoz nga goja”

Dy aktorët, prej ditësh tashmë kanë një marrëdhënie të tensionuar, e kjo e agravuar më shumë nga një deklaratë e Julit, i cili gjatë një tjetër debati me Eglën e ka cilësuar atë ‘pise femër’ dhe ndër të tjera i ka thënë ‘ke nevojë për një masturbim të shpejtë sepse të ka hip në tru’.

Pjesë nga debati:

Juli: Kjo dashuria mes Eglës dhe Meritonit është për tu vlerësuar, ai shih si qesh.

Egla: Ti e dallon, je një pervers që e dallon dashurinë.

Juli: Bab dy kalamajsh, njëri më publik se kaq më thotë pervers, çfarë ti them?

Egla: Bab dy kalamajsh që i thotë një gruaje 47-vjeçareje futi një masturbim se ke nevojë, ja çfarë jë ti.

Juli: Me të vërtet e paske nevojë. Shiko shikimin e Meritonit, i cili po të shikon me ato sy, shikoje dhe mos i jep shumë se po nxjerr vetëm majdanoz nga goja, na qelbe.

Egla: Do më denigrosh në ndonjë anë tjetër, se me burrin tim je marrë, me mua dhe me karrierën time je marrë, do ndonjë gjë tjetër? Nuk e mbulon dot atë që bëre. Pervers. Je artisti më i ulët që ka kaluar në këtë shtëpi këtë vit, je copë-copë. Mashtrues ordiner, thashethemexhi.

Juli: Ke dal nga vetja, je çmendur nëpër shtëpi. Të zgjova me dashuri sot.

Egla: Nuk merrem me copa majdanozi si puna jote

Juli: E hëngsh majdanozin dhe lyfsh turitë, haje

You may also like