Piu alkool në shtëpinë e një të afërmi, 15-vjeçari dërgohet në spital pa ndjenja

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pirgos, Greqi, ku një 15-vjeçar është dërguar në spitalin lokal pa ndjenja, pasi ka konsumuar alkool.

Advertisements

Sipas mediava greke, i mituri ka pirë alkool gjatë një vizite në shtëpinë e një të afërmi të tij.

Advertisements

Për këtë ngjarje tronditëse, autoritetet kanë arrestuar nënën e të miturit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rrethanat që çuan në këtë situatë të rrezikshme për shëndetin e tij.

You may also like