Plagosi inxhinierin e ERE-s në Tiranë, efektivi Erjon Goxhara ende në arrati! Policia 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij!

by editor
Efektivi Erjon Goxhara, që plagosi inxhinierin e ERE-s në zonën e Komunës së Parisit në Tiranës, është ende në kërkim. Policia ka vendosur në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e efektivit. Shqiptarja.com ka siguruar edhe foton e 45-vjeçarit Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet, punonjës në Enti Rregullator të Energjisë (ERE).

Dy akuza janë ngritur ndaj efektivit në drejtorinë e Kufirit në Laprakë, “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe o municionit”. Blutë e Tiranës ende nuk e kanë të qartë se me çfarë arme ka qëlluar polici, me atë të shërbimit, apo një armë tjetër që e ka pasur në përdorim pa leje. Efektivi dyshohet se fshihet në periferi të Tiranës, në zonën e Dajtit, ku janë përqendruar edhe kërkimet. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka bërë thirrje që të dorëzohet.

Advertisements

Dinamika e ngjarjes

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të 19 gushtit 2024. Efektivi 46-vjeçar ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për ‘motive të dobëta’, por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar.

Lorenc Kosta ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. Efektivi ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto të plagosuri,  i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

6 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa Kosta është plagosur në këmbë e në bark dhe ndodhet ende në spital. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa subjekte private në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë marrë në pyetje familjarë të efektivit të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes efektivit dhe Kostës, ndërsa në pyetje janë marrë edhe dëshmitarë okularë.

You may also like