Planet për fëmijë dhe kush e fiton BBV3 përveç Meritonit, Ilnisa habit me përgjigjen: Eglën nuk do e fal kurrë

by editor

Gazetarja Ilnisa Agolli, ish-konkurrente e Big Brother VIP3, ka treguar se ka takuar familjarët e Meritonit.

Advertisements

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ajo tha se e takoi babanë dhe vëllanë e Meritonit natën që ata ishin për surprizën brenda BBV.

Advertisements

“Babanë e Meritonit, bashkë me Meritonin, i kalova që mbrëmjen që i bënë surprizën Meritonit. Edhe atje ngriva”, tregoi Ilnisa.

E pyetur nëse ka plane për fëmijë me Meritonin, ajo u shpreh:

“Unë kurrë në jetën time nuk kam planifikuar asgjë, planet rrëzohen, në besoj në Zot”.

Ilnisa tha se nuk do ta falë kurrë Eglën.

“Asnjëherë! Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë, janë mijra pika për të mos e falur atë grua. Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt. Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin. Bota jashtë më priti mirë, shpresoj të vijojë kështu. Më keq seç kam parë brenda nuk ka ndodhur jashtë”.

Përveç Meritonit, Ilnisa u shpreh se fiton e meriton edhe Juli.

“Do të them dhe një emër tjetër, do të them emrin e Julit”.

You may also like