“Plas” mes moderatorëve pas “shkarkimit për gafat” në emision, ish-drejtuesja sulmon gazetarin: Falë “profesionalizmit”, e çove në zero…

by editor

Largimi i dy moderatorëve të emisionit “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH, Ermal Qorrit dhe Valbona Mhillit, duket se ka nxitur një “hakmarrje” të ish moderatores së këtij emisioni Matilda Mcini.

Advertisements

Në rrjet kanë qarkulluar zëra se dyshja është pushuar nga puna për shkak të gafave që kanë bërë gjatë transmetimi. Por të dy e kanë mohuar se është kjo arsyeja, duke thënë se janë larguar me dëshirë.

Megjithatë gazetarja Matilda Mcini nuk është kursyer duke sulmuar kolegun e saj Qorri, pasi ky i fundit deklaroi se e mori emisionin nga “zero” duke e ngritur në majë.

Advertisements

Mesa duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Mcinit, e cila e ka drejtuar më herët këtë emision së bashku me kolegun Florian Agalliu.

“Sqarim: e gjete emisionin e mëngjesit dhe falë ‘profesionalizmit’ e çove në ZERO. Hajt suksese në jetë”, ka shkruar Matilda Mcini në rrjetet sociale.

Advertisements

You may also like