Një mjegull portokalli, e ardhur nga shkretëtira e Saharasë ka mbuluar të gjithë kryeqytetin grek, Athinë.
Advertisements
Sipas zyrtarëve, ky është një nga episodet më të këqija që ka goditur Greqinë që nga viti 2018.
Advertisements
Territori grek ishte goditur nga një valë ë tullë pluhuri në fund të marsit dhe fillim të prillit, të cilat mbuluan gjithashtu zona të Zvicrës dhe Francës jugore.
Sipas shërbimi meteorologjik të Greqisë, qielli parashikohet të kthjellohet ditën e sotme, ndërsa cilësia e ajrit është përkeqësuar në shumë zona të vendit dhe mëngjesin e së mërkurës.
Akropoli në Athinë nuk ishte më i dukshëm për shkak të pluhurit, ndërsa reja ka arritur deri në veri në Selanik.
BBC raporton se grekët me probleme të frymëmarrjes u është kërkuar të kufizojnë kohën që kalojnë jashtë, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të shmangin ushtrimet fizike derisa retë e pluhurit të pastrohen.
Shkretëtira e Saharasë lëshon 60 deri në 200 milion ton pluhur mineral në vit. Shumica e pluhurit zbret shpejt në Tokë, por disa nga grimcat e vogla mund të përshkojnë distanca të mëdha, ndonjëherë duke arritur në Evropë.
Atmosfera veçanërisht në Greqinë jugore është bërë mbytëse për shkak të kombinimit të pluhurit dhe temperaturave të larta.
Meteorologu Kostas Lagouvardos krahasoi pamjen nga një stacion meteorologjik në planetin Mars. Shërbimi zjarrfikës raportoi të martën për 25 zjarre në 24 orët e fundit.
Një zjarr shpërtheu pranë një baze detare në ishullin e Kretës – ku temperaturat u rritën mbi 30 C dhe shtëpitë dhe një kopsht fëmijësh duhej të evakuoheshin, sipas raporteve lokale.
Advertisements