Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari.
Advertisements
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë 50 vjeçarin Niko Djaloshi, banues në fshatin Shkallë.
Advertisements
Prangosja erdhi pasi dje në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij.
Djaloshi hapi zjarr ndaj tre vëllezërve, K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, si dhe ndaj fqinjit të tij, B. S., 41 vjeç.
Advertisements
Nga të shtënat janë plagosur shtetasit M. D. dhe Z. D.
Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al