Po arratisej! Kapet në derë të avionit tutorja kineze e ‘Escort Tirana’

by editor

Arrestohet tutorja kineze në Tiranë. 38-vjeçarja është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Red Light2’ i cili pak ditë më parë goditi një rrjet prostitucioni në Tiranë. Na Dong u arrestua në Rinas teksa po tentonte që të arratisej nga Shqipëria. Më parë u arrestua 52-vjeçarja kineze Yhong Yang banuese në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se dy tutoret kineze nëpërmjet rrjeteve sociale, rekrutonin vajza kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.

Advertisements

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se Na Dong duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15000 Euro nga njëra prej vajzave të shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Advertisements

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 4500 Euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

You may also like