“Po merr më qafë familjen”, Manjani ja thotë në sy Berishës, ja si përgjigjet ish-kryeministri

by editor

Ish-ministri Ylli Manjani i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke i thënë se ‘ndoshta me veprimet e tij politike po merr në qafë edhe familjen e tij’, duke iu referuar arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Advertisements

Berisha i është përgjigjur Manjanit duke i thënë se sulmet politike ndaj familjes së tij janë motivim për të dhe ‘ushqim’ për betejë.

Advertisements

Ai shtoi se edhe vetë Malltezi ka qenë i përfshirë ndaj denoncimit të aferave korruptive të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Manjani: Që të gjitha këto lëvizje janë politike, kjo nuk ka diskutim. Pushteti, padiskutim që sulmi është ndaj jush dhe drejtësia brenda ligjeve ka bërë maksimumin, pasi po të ishit 69 vjeç megjithë keqardhje do të them se me këtë klimë do të kishin fut brenda. Por kanë bërë maksimumin. Të marrësh një masë shtrënguese, pa një çështje, është politike, vjen erë kjo gjë. Ajo që është edhe më anormale është se ndëshkohen familjarë të tutë. Malltezi aq ditë burg sa bëri i ka bërë për shkakun tuaj, edhe ju e pranoni. Doktor si zgjidhet kjo gjë, mos po merrni në qafë familjen? Dhe sa ndikon kjo te politika se ky është muhabeti.

Berisha: Jo ata janë njerëz që kanë jetuar me politikën. Malltezi është dhëndri im, por ju e dini se vetëm për djegësat ai ka të publikuar 293 statuse. Ka shumë statuse për pallatin e Linda Ramës, për sarajet e Surrelit. E kanë me mua s’ka diskutim, por kjo është zgjedhja jonë, i jemi përkushtuar një linje politike të caktuar. Kjo më motivon edhe më shumë mua, është ushqim për betejë.

You may also like