Rritja e njëpasnjëshme e çmimeve të produkteve ushqimore e blegtorale, frutave, mishit etj ka bërë që familjet beratase të mos e shtyjnë dot as muajin për t’u ushqyer.
Advertisements
Më e vështirë dhe e papërballueshme situata është bërë për pensionistët, që me pensionet që marrin mezi blejnë ilaçet që u nevojiten çdo muaj.
Advertisements
Ata po përballen çdo ditë në dyqanet ushqimore e marketet e qytetit me rritjen e njëpasnjëshme të të gjitha produkteve ushqimore dhe çdo produkti tjetër. Pamundësia ekonomike e familjeve, që në më të shumtën e rasteve ushqehen vetëm me një rrogë të kryefamiljarit apo me një asistencë sociale, i ka detyruar të emigrojnë në mënyrë sezonale për të siguruar të ardhura.
Banorët dhe pensionistët shprehen se rritja e çmimeve po i vë në vështirësi, rrogat dhe pensionet që marrin nuk u dalin as për të paguar ujin e dritat dhe jo më për t’u ushqyer.
Advertisements
Duke qenë se çdo ditë e më tepër çdo gjë po rritet, banorët pohojnë se shumë produkte si mishi, frutat etj i kanë thuajse të pamundura për ti blerë, ndërkohë që as që mund të bëhet fjalë të dalin familjarisht për të pirë qoftë edhe një kafe në lokalet e qytetit.