Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Mësohet se shqiptarët po transportonin mbi 300 bimë marihuanë.
Advertisements
Shqiptarët e moshësh 36 dhe 39 vjeç, u arrestuan në Teruel dhe gjatë një kontrolli policor, u evidentua se njëri prej tyre, shoferi, mbante dokumentacion të rremë personal dhe i ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen.
Advertisements
Po ashtu në makinë kishin mbi 300 bimë marihuanë.
Pas ndalimit, automjeti dhe pasagjerët janë hetuar. Në bazë të fakteve, këta dy persona u arrestuan si autorë të dyshuar të veprës penale kundër shëndetit publik dhe një tjetër i falsifikimit të dokumenteve, si dhe u sekuestruan bimët e marihuanës.
Advertisements
Krimi kundër shëndetit publik mund të çojë në dënim me burg nga një deri në tre vjet.
Nga ana e tij, krimi i falsifikimit të dokumenteve mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë.