Një vrasës serial francez i kërkuar për 35 vjet nga policia u shfaq në një program të njohur televiziv.
Advertisements
Francois Verove i akuzuar për vrasje dhe përdhunime mori pjesë në shfaqjen franceze ‘Tout le monde veut prendre sa place’ (Të gjithë duan të zënë vendin e tyre) në vitin 2019, duke qeshur dhe bërë shaka me drejtuesin e emisionit teksa u përgjigjej pyetjeve.
Advertisements
Vrasësi serial kreu vetëvrasje në vitin 2021, duke kuptuar se do të kapej kur detektivët gjetën ADN-në që ata besonin se mund të përputhej me të dhe më pas e thirrën për të dëshmuar.
Mostrat e tij të ADN-së përputheshin me ato të gjetura në vendin e krimit, por vrasësi serial, rrëfeu krimet e tij në letrën e shkruar para se të kryente vetëvrasje.
Verove, i cili pretendonte se i kishte kryer vrasjet për shkak të një zemërimi të madh që e ktheu në kriminel, shkruante në letrën e tij se vrasjen e fundit e kreu në vitin 1997 dhe më pas siç shkruante ai e kishte mundur ‘impulsin për të vrarë’.
E kaluara e tij e errët doli në dritë vetëm pasi vrau veten në 2021 dhe policia franceze e lidhi atë me 31 përdhunime dhe vrasje në Paris.