Policia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të Oborrit Mbretëror, që në një deklaratë për media pretendoi s video e sherrit mes Princit Leka dhe familjes Zaharia ka dalë nga uniformat blu.
Advertisements
Oborri Mbretëror tha në reagimin për mediat se Leka i dorëzoi pamjet që ai vetë kishte filmuar, në Policinë e Tiranës, dhe më pas ato përfunduan në të gjithë mediat dhe rrjetet sociale.
Advertisements
Por sipas Policisë, video nuk ka dalë prej tyre, pasi uniformat blu kanë kryer procedurat duke sekuestruar pamjet filmike, që më pas i janë përcjellë prokurorisë.
REAGIMI I POLICISË:
Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:
Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.