Porti i Durrësit/ “Tha se s’do të jepte asnjë lekë, por po fal 430 mln euro”, Vasili thumbon keq me videon: Ja urimi i Ramës për 1 prillin

by editor

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për nisjen e punimeve në Portin e ri të Durrësit, që e cilëson një kryevjedhje.

Advertisements

Sipas Vasilit ky është urimi i Ramës për një prillin, ndërsa ka publikuar një video të kryeministrit nga Kuvendi.

Advertisements

Postimi i plotë i Vasilit:
Urim Edi Rames per 1 prill me kete VIDEO!
Qe pa gdhire mire 1 prilli Edi Rama uroi fillimjaven me kryevjedhjen e Portit te Durresit.

Mashtruesi Edi Rama ka thene me zë dhe figurë se: “nuk do te nxjerre asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit zero”, për Portin e Durrësit.
Ndersa tani po paguhen 430 milionë euro per Portin e Durresit pasi u falen 3 miliard euro porti, talsat e falura e qindra mijra metra katror toke.
Porti i Durresit eshte kthyer ne nje pre, qe po shqyhet qenërisht nga qeveria me klientet e saj te brendeshem e te jashtem

Advertisements

You may also like