Prag tragjedie në Korçë, babai ndez cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, pëson djegie të rënda bashkë me djalin

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në një pikë karburanti.

Advertisements

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit se bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në momentin që mjeti furnizohej me gas drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit.

Advertisements

Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët.

Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punojës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.

Babë e bir kanë pësuar djegie nga flakët dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet.

You may also like