Ish kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha pritet që sot të shkojë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur me akuzat në lidhje me dosjen “Partizani”, e cila mesa duket është drejt fundit të hetimeve. Pak orë para daljes së tij, poshtë banesës së Sali Berishës gjithçka është gati, ndërsa mësohet se aty nuk ka mbështetës, pasi ata janë njoftuar që të shkojnë në SPAK. Ndërsa mësohet se ai do të shoqërohet nga truprojat dhe grupi i avokatëve.
Advertisements
Ndërkohë nga ana tjetër, në ambientet jashtë SPAK ka prezencë të shtuar të forcave të policisë, kjo edhe për shkak sepse është paralajmëruar një tubim nga ana e deputetëve të PD, të cilët kanë ftuar qytetarët të mblidhen aty. Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Advertisements
ProfitSence Logo
Mbetet për t’u parë se sa kohë do t’i duhet SPAK-ut për të mbyllur plotësisht hetimet mbi dosjen “Partizani” dhe për t’ia dërguar GJKKO për gjykim.
Akuzat që SPAK ka hetuar për Berishën dhe dhëndrin e tij janë nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni, pasuria, pastrimi i produkteve të veprës penale.
Advertisements