Priten reshje bore në Tiranë? Temperaturat ulen disa gradë nën zero në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin: Duke filluar nga e mërkura…

by editor

Gjatë ditëve në vijim i gjithë rajoni i Mesdheut do të goditet sërish nga stuhia pollare, e cila do të sjellë ulje temperaturash, të cilat do të zbresin disa gradë nën zero.

Advertisements

Gjithashtu përveç uljeve të temperaturave do të kemi reshje shiu, si dhe dëbore, të cilat do të jenë prezente në Shqipëri përgjatë fundjavës.

Advertisements

Të mërkurën dhe të enjten pritet të ketë reshje shiu në Shqipëri, ndërsa e premtja do të ketë një stabilitet të motit.

Por e shtuna e diela dhe mëngjesi i së hënës do të kenë temperatura të acarta si dhe reshje dëbore në të gjithë teritorin.

Pritet që reshje dëbore të ketë edhe në Tiranë.

Duke analizuar tendencën, padyshim për t’u konfirmuar, një ‘goditje me saber arktik’ mund të godasë rajonin në fund të muajit me borë deri në brigjet e Adriatikut midis 29 dhe 30 nëntor.

Ekspertët vlerësojnë se në 10 ditët e ardhshme do të përjetojmë një slitë moti, nga ciklonet me erë deri te shirat e përmbytje, nga ngricat e para të fundjavës deri te rrymat arktike në fund të muajit. Priten rënie edhe më të ndjeshme të temperaturave me kalimin e ditëve.

You may also like