Protesta e opozitës/ Rrethohet Bashkia e Tiranës, Malkaj: Institucion kriminal, vjedh ç’i del para

by editor

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.

Advertisements

Para godinës shihet se ka forca të shtuara të forcave policore, ndërkohë që efektivë shihen edhe në tarracën e godinës.

Advertisements

Forcat e FNSH shihet se janë të pajisur me skafandra dhe mjete të nevojshme nëse situata tensionohet si në protestën e kaluar.

Ndërkaq qindra qytetarë u mblodhën sërish përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta qytetare vjen pas skandalit të 5D.

Ndërkohë këto pamje të reporterit të Syrit, Feliks Bilani, tregojnë se si qytetarët kanë rrethuar bashkinë.

Ata dëgjohen teksa thërrasin: O hajdut, o hajdut!

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka qënë një ndër të parët që ka hapur sot protestën para bashkisë së Tiranës, protestë kundër korrupsionit galopant në këtë bashki dhe në të cilën tashmë pesë drejtorë janë arrestuar për grabitjen e fondeve publike nëpërmjet skemave mafioze.

“Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha.

Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja. Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha.”, tha ai.

You may also like