Protestuesi me kapuç të zi në kokë e maskë në fytyrë hodhi bomba molotov në hyrjen e Bashkisë Tiranë, u rrezikua të digjej godina

by editor

Ky është momenti kur një protestues, që mban kapuç të zi në kokë dhe maskë në fytyrë, ka hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.

Advertisements

Advertisements

I riu ka hedhur molotov hyrje të institucionit, duke rrezikuar që të digjej Bashkia pasi flakët janë përhapur në pjesën e përparme të godinës.

Por, efektivët e policisë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë

Uniformat blu kanë hedhur ujë, duke fikur zjarrin që rrezikonte godinën e Bashkisë.

Gjithashtu, i njëjti protestues ka lyer me benzinë gomat para institucionet dhe u ka vendosur flakët.

You may also like