Për juristin Franc Nuri, Komisioni i Venecias si rrallë herë ka qenë mjaft i qartë dhe shterrues lidhur me përplasjen për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka mes Gjykatës Kushtetuese dhe Partisë Socialiste.
Advertisements
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Nuri theksoi se Venecia nuk i ka dhënë palëve mundësi keqinterpretimi, apo një mundësi që ta shfrytëzojnë njëra nga palët.
Advertisements
“Komisioni i Venecias është shumë i qartë. Kuvendi është i detyruar të votojë ato që ka kompetencë. Pra, mazhoranca socialiste po përpiqet prej dy vitesh që ta mbajë dhe të mos e çojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e Olta Xhaçkës.
Sepse është gjykata që vlerëson kushtetutshmërinë ose jo të mandatit, dhe nuk është Kuvendi që e bën këtë.
Venecia e thotë qartë që të gjitha pushtetet, jo vetëm Kuvendi, duhet t’i nënshtrohen Gjykatës Kushtetuese.
Nuk mund të dalësh të thuash se jam deputet dhe votoj gjithçka që më teket. Jo, Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë i vendit, dhe në momentin që nuk zbatohet një vendim i këtij institucioni nga deputetët, këtu ka marrë fund çdo gjë, kot që flasim atëherë për reformë në drejtësi”, vlerësoi juristi Franc Nuri.