Pse e vrau policin në sy të nënës? Eksperti i kriminalistikës zbardh detaje nga ekzekutimi i efektivit në Fier: Ka dyshime për…

by editor

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ishte këtë të martë në “Good Morning Albanians” ku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Baltëz të Fierit, ku efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia u vra nga 23-vjeçari Asllan Mernica.

Advertisements

Sipas ekspertit Mernica ka qenë së bashku me nënën e tij kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Ai tha se prania e nënës mund të ketë çuar në degradimin e situatës e mund të ketë nxitur të riun që të qëllojë për vdekje efektivin.

Advertisements

“Mund të ketë qenë konflikt i çasti. Fakti që nëna ka qenë prezente mund të ketë qenë edhe shkak i agravimit të situatës, në kuptimin e një komunikimi banal dhe nëna prezente aty mund ta ketë bërë situatën të pashmangshme. Mund të ketë pasur ndonjë fyerje me ngjyrim seksual, ndonjë sharje. Këto janë hamendësime”,-tha eksperti.

You may also like