Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3? Gazetari i njohur habit me përgjigjen e tij

by editor

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, komentoi skandalin e fundit të qeverisë pasqyruar në ‘RAI3’ dhe hallin e Ramës për të përgënjeshtuar gjithçka.

Advertisements

‘’SPAK del zbuluar, se e para ka bërë një deklaratë që askush s’ja kish kërkuar, por ama fakti që krejt papritur kur në REPORT ngrihen pretendimet e saj që ne kemi trajtuar dhe thotë Bardhi, SPAK në vend që të bëjë detyrën e vet, sot ka bërë vetëm zëdhënësin e një halli të Ramës, sepse halli vetëm i tij ishte për të përgenjështruar gazetarin’’, shtoi Koka.

Advertisements

Zoti Bardhi thotë që SPAK nuk ka bërë padi, ndërkohë që Bardhi nuk thotë asnjëherë që “unë kam, bërë padi”, por i ka kërkuar SPAK të nisë hetimin mbi bazën e fakteve që SPAK i ka aty.

Bardhi nuk ka bërë padi në SPAK sepse që të bësh padi në SPAK duhet të kesh fakte dhe prova shtesë për një çështje.

Por ai i ka thënë SPAK që Olsi Rama udhëtonte me të njëjtën makinë me ata që njiheshin si krerët e bandës se Xibrakës, përpos kësaj Bardhi i referohej dhe një tjeter fakti, që është në fashikujt e një tjetër dosjeje të hetuar më herët nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ndodhet në arkivat e SPAK.

Dhe Bardhi i thotë SPAK, që këto të dhëna i keni aty dhe i sygjeron të nisin hetimet mbi bazën e të gjithë funksionit që ka për të nxjerrë një element që nuk është zbardhur më parë.

Që njeriu i paidentifikuar deri tani, me të dhënat 45 vjeç, etj ejt…në fakt thotë Bardhi që është Olsi Rama.

Dhe kjo nuk është padi.

Bardhi i ka kërkuar SPAK: Hetoni dosjen që keni aty dhe që keni pezulluar.

Dhë këtu SPAK del zbuluar , se e para ka bërë një deklaratë që askush s’ja kish kërkuar, por ama fakti që krejt papritur kur në REPORT ngrihen pretendimet e saj që ne kemi trajtuar dhe thotë Bardhi, SPAK në vend që të bëjë detyrën e vet, sot ka bërë vetëm zëdhënësin e një halli të Ramës, sepse halli vetëm i tij ishte për të përgenjështruar gazetarin.

You may also like