Publikohet sondazhi për cilësinë e karburantit në Shqipëri, ja si voton publiku në 2024

by editor

Cilësia e karburantit është një temë e debatuar shpesh në Shqipëri.

Advertisements

Dyshimet për hile me cilësinë dhe me peshën kanë ekzistuar gjithnjë ndërkohë që kurrë nuk kanë marrë një përgjigje ezauruese.

Advertisements

Megjithatë, duke qenë një zë i rëndësishëm në shpenzimet direkte te qytetarëve cdo ditë, muaj dhe vit, jo vetëm me furnizimin e automjeteve por edhe me shërbimin për defektet që shkakton karburanti, kjo industri mbetet e rëndësishme dhe me interes për qytetarët.

Pavarësisht kontrolleve, inspektimeve dhe hetimeve të zhvilluara herë pas here, mesa duket eksperienca dhe përvoja e gjithësecilit ka vlerën e vet për të kuptuar të vërtetën.

Për këtë arësye, një muaj më parë, Lajmifundit.al lancoi një sondazh në rubrikën përkatëse me pyetjen:

Cila kompani mendoni se e ka karburantin me te mire ne Shqiperi?

Pergjigjet e qytetareve përgjatë një muaji të votimit, kanë qenë domethënëse. Në sondazh morën pjesë gjithsej 2739 votues deri në momentin e heqjes së tij nga trasmetimi, duke pasur parasysh se një user, ka mundësinë e një vote të vetme.

Bazuar në shpërndarjen e votave, 57 për qind e qytetarëve janë shprehur se asnjë nga karburantet që operojnë në vend, nuk ka cilësi të mirë.

Kastrati ka numrin më të madh të mbështetësve, me 15 për qind, ndërkohë që 11 për qind e votuesve shprehen se nuk e dinë kush e ka cilësinë e produktit më të mirë.

Alpet renditet marka e dytë më e preferuar me 5 për qind, ndërkohë që në votim, Elda, Gega dhe Bolv Oil, kanë marrë nga katër për qind të votave.

Ajo që vlen për tu evidentuar është se kompanitë e tregtimit të karburantit kanë vend për të përmirësuar jo vetëm me cilësinë e karburantit, por edhe me transparencën ndaj konsumatorëve, që janë në masën 57 për qind të pakënaqur.

Po kështu, një masë e madhe personash, pjesëmarrës në sondazh, 11 për qind, janë të paqartë se kush e ka cilësinë e produktit më të mirë në treg. Kjo me siguri kërkon më shumë punë, reagim dhe dallueshmëri tek kompanitë që kanë diferencë cilësore me konkurentët në treg.

Shpresojmë që ky sondazh të ndikojë sadopak në ndërgjegjësimin e dyanshëm për nevojën për cilësi ndërkohë që ju ftojmë të votoni në sondazhin e radhës, për të dhënë mendimin tuaj në lidhje me kompanitë e sigurimit në vend. Pjesëmarrja në sondazh është një mënyrë për ti dhënë zë, transparencësn dhe mendimit tuaj të pavarur.

You may also like