IndeksOnline pak më parë raportoj për një gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’, në Prishtinë.
Advertisements
Burimet e IndeksOnline mësojnë se të përfshira në këtë incident kanë qenë dy grupe, të cilat qe një kohë ishin në hasmëri mes vete, Capat dhe Sekiraqët.
Advertisements
Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur, të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK.
“Pesë persona i kemi duke u trajtuar në Klinikën Emergjente. Ekipet mjekësore janë duke u marrë me pacientët. Për gjendjen e tyre pas ekzaminimeve.” thanë nga Emergjenca për IndeksOnline.
Advertisements
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive, të cilat duken si pamje të ndonjë filmi.