Qëlloi 6 herë me thikë shqiptarin pas sherrit në lokal, arrestohet marokeni në Itali

by editor

Policia e Parmës ka arrestuar një person të kërkuar si autor të tentativës së vrasjes së një shqiptari më 18 Tetor të këtij viti në Reggio Emilia, në ambientet e një lokali.

Advertisements

I arrestuari është një maroken 32-vjeçar, i ndaluar nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia. Sipas mediave italiane, ai u dërgua në burg në “Via Burla”.

Advertisements

Sipas hetuesve, marokeni pas një sherri për arsye banale që ka ndodhur në lokal, ka goditur 6 herë me thikë në fytyrë, qafë dhe fyt shqiptarin, shkruan media italiane. Me gjithë plagët e marra, viktima ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë.
Ndërhyrja e menjëhershme dhe dërgimi në spital i shpëtuan jetën të riut. Pas këtij episodi, lokali u mbyll për shtatë ditë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

You may also like