“Rama, dhjetë hapa para!”/ Fevziu shastiset me servilizmin e të rinjve të PS: Uaaa nuk e besoj dot, këto deklarata..

by editor

Blendi Fevizu komentoi deklaratat e të rinjve të PS, që u pyetën në një emision se çfarë të mete ka Edi Rama dhe dhanë përgjigje servile.

Advertisements

Njëra nga të rejat, Ilva Gjuzi, e diplomuar në Kembrixh, deklaroi se Rama është “dhjetë hapa para të tjerëve”, pra populli nuk e ndjek dot. Ndërsa Helena Kaçi tha se Rama mendon shumë për vendin por pak për veten. I riu tjetër, Roi Basha, refuzoi të thotë ndonjë të metë të kryeministrit.

Advertisements

Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është “shasistur” nga përgjigjet, duke thënë disa herë që nuk e beson dot që video të jetë e vërtetë. Më pas ai e krahasoi këtë nivel servilizmi me byronë e diktaturës.

Ylli Rakipi: PS ka marrë të rinj, disa nga universitete të famshme. Njëra ishte nga Kembrixhi. Ja ti ndjekim!

Advertisements

Blendi Fevziu: Duhet të jetë e montuar, nuk ka mundësi të jetë e vërtetë.

Ylli Rakipi: Ore ishte ajo që kishe në emision ti, Gjuzi e Kembrixhit. Tha që Edi Rama është dhjetë hapa para!

Blendi Fevziu: Jo jo nuk e besoj. Nuk ka mundësi!

Ylli Rakipi: Kemi mbërritur në ditë të “lartë” shumë.

Blendi Fevziu: Nuk e besoj dot videon. Kur Enver Hoxha mbushi 50 vjec, byroja merr vendim pa lejen e shokut Enver, që shoku Enver të punojë vetëm dy orë në ditë që të shplodhet dhe të bëjë tre muaj pushim. Tani, dëgjo, nuk e besoj dot. Nuk mund të flasë një njeri kështu. Më kanë pyetur pse mbeten të njëjtët njerëz dhe nuk ka të rinj. Ju jeni dëshmitarë, që në Shqipërinë post komuniste, njerëz të edukuar në komunizëm, kur u hap dhe tentuan të ndërtojnë sistem demokratik, këta njerëz nuk patën as kult të kryetarit, flisnin, përplaseshin. Sot, të gjithë të rinjtë marrin formën e kryetarit, vishen si kryetari, flasin si kryetari, bëjnë gjeste si kryetari. Si mund të ndërtohet e ardhmja me njerëz që krijojnë mite dhe besojnë në mite? Njerëz që fillojnë dhe nisin karrierën me adhurim. Çdo i ri duhet të jetë mosbesues.
Ecin qorrazi drejt një karriere politike, janë mësuar, që kush bën të ndihet mirë kryetarit…

Ylli Rakipi: Si ka mundësi të jenë kaq servilë dhe lëpirës?

Blendi Fevziu: E tmerrshme, e paimagjinueshme.

Ylli Rakipi: Kam idenë nuk ka faj as Berisha dhe as Rama, jemi një popull shumë…

Blendi Fevziu: Po ka patur njerëz që janë përplasur me kryetarët e partive. I mban mend debatet në fillim në PD? Mban mend KPD-në e Nanos? Kishte njerëz që merrnin përgjegjësi për fjalën e tyre.

Ylli Rakipi: Sa vjen dhe deformohet më shumë.

Blendi Fevziu: Të jap një mesazh, për të rinjtë që hyjnë në politikë. Duket se çan kollaj duke i bërë qejfin shefit. Është vetëm hapi i parë, po nuk qetë vetja, po nuk patët besim te vetja, nuk do të jeni të zotë as në politikë dhe as në profesionet tuaja.

You may also like