Kryeministri i vendit Edi Rama, ka nisur prej fillimit të gushtit pushimet në jug të vendit. Ndërsa po pushon në vilën qeveritare në Dhërmi, Rama është parë mbrëme në vendlindjen e nënës, fshatin Vuno.
Advertisements
I veshur me rroba vere të shkurtra, Rama është parë të ecë zbathur në kalldrëm, ndërsa ndaloi për të pirë kafe në qendër të fshatit.
Advertisements
Në përditshmëri, qoftë brenda apo jashtë vendit, edhe kur ka takime me liderët botërorë, Rama vesh atlete, apo këpucë speciale, për të cilat ka thënë se i duhen sepse ka probleme me mesin.
Advertisements