“Rama u bë pronar në Vuno, në zonën më të…”, gazetari reagon ashpër: Ja pse e lejon drejtësia krimin e qeverisë

by editor

Gazetari Basir Çollaku thotë se është vetë drejtësia ajo që po lejon krimin që po bën qeveria me në krye Edi Ramën.

Advertisements

I ftuar në një emision televiziv, tha se grupet kriminale dhe trafikantët vendosin për deputetët që do të dalin nga zgjedhjet, pasi përmes ‘zgjedhjeve’ që bëjnë, e kanë më të lehtë të operojnë në fusha të ndryshme të jetës sociale.

Advertisements

Sipas Çollakut, trafikantët janë në shtabet elektorale të partive, ndërsa tha se kjo është e faktuar dhe në dosjet e reja dhe të vjetra, apo dhe ato të sjella nga vendet evropiane.

Kanë porosi edhe për përfaqësuesit, do vendosin për deputetët e qarqet. Janë kullat, bit coin, droga. E gjithë kjo batërdi financiare e paligjshme, kanë qenë me kalem në dorë. Kanë përcaktuar edhe çmimet e votës. Këto ekipe po koordinohen si të vjedhin gjithmonë e me më tepër.

Advertisements

Të pandehurit e shumtë që gjenden në dosjet e reja e të vjetra, ato të ardhura edhe nga jashtë duke nisur nga Rama e ministrant e tij.

Mënyra si po sillet e reagon, kjo prokurori s’po na e përcjell besueshmërinë e qytetarëve shqiptar, pasi Rama u bë pronar në Vuno, në zonën më të lakmuar. Jemi në një situatë kaotike e të rrezikshme. Diktaturat onstalohen kur drejtësia s’funksionon.

Kemi një lider opozitë në arrest, kanë marrë vendime pa prova e dokumente. Po konsumojnë akte korruptive për porosi të dikujt. Kë kanë siklet e bezdi që s’e thonë…Është dëshmi e kapjes dhe mungesës të plotë të pavarësisë. Kanë pasur më shumë pavarësi kur kanë qenë te Krimet e Rënda se sa sot te SPAK.

Nëse hap dosjen Ecc, ka për ministra e qeveritarë, ku po shkohet me këtë histori? Kur ke 2 grupe të strukturuara kriminale në Bshkinë e Tiranës, aty janë 10 mln euro, dhe gjykata të urdhëron t’i hetosh, SPAK s’vepron, bën plazh e sehir.

Trafikantët janë në shtabet elektorale të partive. Miliardat e trafikut, janë injektuar në ekonominë e 2023, çunat e Dubait, ata janë ortakë e partnerë. Sipërmarrësit që paguajnë ndërtimet. Kanë aksione. Gjithmonë ky lumë parash të paligjshme, çfarë u duhen?

You may also like