Ramadani ndryshon menaxher dhe synon kalimin në një top-klub, kuqezinjtë u sjellin…

by editor

Ramadani ndryshon menaxher dhe synon kalimin në një top-klub, kuqezinjtë u sjellin miliona euro klubeve europiane

Advertisements

Lojtarët e përfaqësueses që luajtën në kampionatin europian po shpresojnë të përmirësojnë treguesit e tyre në treg, domethënë kanë ambicie të bëhen pjesë e ndonjë top-klubi europian dhe shenjat e para janë vërtet të mira, pasi shumica prej tyre ka marrë interesimin e klubeve të mëdha në Itali dhe më gjerë. Kështu, mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ylber Ramadani, ka kaluar që nga vera e kaluar padyshim vitin më të bukur sa i përket karrierës së tij futbollistike. Fillimisht ishte prezantimi dhe afirmimi në një kampionat të njohur si ai i Serisë A. Më pas, e kishte radhën pjesëmarrja në EURO 2024 me fanellën e Shqipërisë, ku ishte titullar i padiskutueshëm. Paraqitjet e tij kanë sjellë vlerësime të shumta dhe për Ramadanin ka ardhur koha që të kërkojë diçka më shumë, duke parë se është në momentin më të mirë të karrierës. Ndoshta kjo është arsyeja pse mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur që në ditët e ardhshme të ndryshojë menaxher. Që prej muajit prill, raportohet se ai ka qenë në negociata me menaxherin e njohur Fali Ramadani, i cili është një nga drejtuesit e kompanisë LIAN Sports Group. Mediat italiane bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme, kur mesfushorit t’i përfundojë kontrata e përfaqësimit nga menaxherët aktualë, do të kalojë nën administrim të Ramadanit i cili përfaqëson edhe një tjetër lojtar të Leçes e Kombëtares kuqezi, Medon Berishën. Dhet thënë se Ylber Ramadani ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës përfaqësuese në Europianin e Gjermanisë. Ai luajti tri ndeshje të plota në grup dhe madje theu një rkord në fazën e grupevce pasi pati më shumë kilometra se çdo lojtar tjetër, plot 37.5 km, duke marrë vëmendjen e mediave sportive europiane për energjinë e tij në fushën e lojës.

Advertisements

Gjasula i sjell 200 mijë euro të ardhura Darmshtadit

Lojtarët që luajnë në Kampionatin Europian janë burim të ardhurash për klubet që kanë kartonët e tyre, një mënyrë kompensimi që bën UEFA për lojtarët e këtyre niveleve pra për klubet e tyre. Kështu, sipas mediave gjermane, Darmshtadi falë Shqipërisë ka arritur të arkëtojë 200 mijë euro. Kjo është mundësuar nga bonuset e parashikuara nga UEFA për klubet të cilët kanë lojtarët e tyre në Europian. Darmshtadi ka përfituar plot 200 mijë euro nga Klaus Gjasula, i cili ishte autor i një goli dhe i një autogoli në “Gjermani 2024”, përkatësisht në ndeshjen e dytë me Kroacinë. Duket pak ironike, sepse Gjasulës i ka përfunduar aktualisht kontrata dhe ka dalë një lojtar i lirë. Në Gjermani klubi, i cili ka arkëtuar më shumë nga bonuset e UEFA-s, është Bajerni i Mynihut. Deri më tani rekordmenët e Gjermanisë kanë arkëtuar 3.1 milionë euro falë dhjetë lojtarëve, të cilët janë grumbulluar me kombëtaret respektive. Për ekipin tonë përfaqësues të ardhurat që vijnë nga pjesëmarrja e lojtarëve nuk shkojnë për klubet e Superiores, pasi asnjë lojtar i Superiores tonë nuk është pjesë e Kombëtares, pra përfitojnë klubet e ndryshme në top-ligat europiane, kryesisht klubet e Serisë A.

Advertisements

You may also like