Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Populli të reagojë, këtu korrupsioni të përplaset në fytyrë

by editor

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar dje në një media, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Shqipërinë. Në raportin e DASH, të publikuar të hënën theksohej se vendi ynë ka mangësi me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit, pavarësinë e mediave dhe korrupsioni shtrihet në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Adriatik Lapaj theksoi se në vendin tonë korrupsioni është madhor, ndërsa si zgjidhje të vetme për çrrënjosjen e tij, ai sheh reagimin mbarëpopullor. “Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë”, deklaroi ai. Më tej Lapaj nuk kurseu akuzat për blerjen e votave në prag zgjedhjesh, ndërsa shtoi se situata mund të ndryshojë vetëm nga reagimi i popullit.

“Vota derformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, nënvizoi Lapaj.

You may also like