RAPORTI / Shell dështon të gjejë naftë në Shpirag, fshin 600 milionë dollarë shpenzime në kërkim

by editor

Kompania gjigante e hidrokarbureve, SHELL raportohet se ka dështuar të gjejë naftë në vendburimin premtues të Shpiragut në Shqipëri.

Advertisements

Në raportin e fundit të kompanisë, SHELL njofton fshirjen nga regjistrat e saj të mbi 600 milionë dollarë investime, kryesisht në kërkim, në Shqipëri.

Advertisements

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri”, deklaroi kompania përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit.

Kompanitë shpenzojnë miliona dollarë në shpenzime për kërkimin e naftës në zona me potencial, por kur ndodh që kërkimet të jenë pa rezultat ato fshijnë shpenzimet nga regjistrat e tyre kontabël.

Lajmi për mundësinë e zbulimit të një vendburimi të madh të naftës në Shpirag e dha kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku në një konferencë të posaçme për mediat. Rama tha në atë kohë, se jo vetëm që ka potencial të madh për zbulimin e naftës, por se ajo është e cilësisë së parë, e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite.

You may also like