Rënia e skelave në Gjermani, policia e konfirmon: Tre prej viktimave janë shqiptarë

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen moderne të “HafenCity” të Hamburgut, sipas raportimit të mediave gjermane pasi ka rënë një skelë nga kati i 8-të në një kantier të madh ndërtimi. Sipas raportimeve, të paktën pesë persona kanë humbur jetën.

Advertisements

Sipas policisë, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë.

Advertisements

Pesë punëtorët po punonin në një bosht ashensori. 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia. Aksidenti i rëndë në punë ka ndodhur rreth orës 09:10 me orën gjermane dhe punëtorët kanë evakuuar kantierin e ndërtimit “Chicagostrasse”, transmeton “Focus” i Gjermanisë.

You may also like