Revista franceze ‘Transavia’: Shqipëria xhevahiri i fshehur i Ballkanit

by editor

Një nga xhevahiret e fundit të Evropës më në fund po i hapet botës, duke zbuluar thesaret dhe traditat e saj për udhëtarët.

Advertisements

Një nga xhevahiret e fundit të Evropës më në fund po i hapet botës, duke zbuluar thesaret dhe traditat e saj për udhëtarët. Një artikull në revistën franceze ‘Transavia’ përshkruan bukuritë e Shqipërisë dhe jep sugjerime për udhëtarët ndërkombëtarë.

Advertisements

Ndër të tjera, revista përshkruan edhe historinë e Anit dhe Nicolas, dy sipërmarrës shqiptaro-francez, te cilët çuan rakinë shqiptare në Francë dhe Europë nëpërmjet markës së tyre Gonxhe.

Artikulli i plotë:
Nga ujërat blu të Rivierës deri në Alpet Shqiptare, gardianë të natyrës së egër dhe traditave stërgjyshore, ky udhëtim do t’ju çojë edhe në qytete që gumëzhijnë, duke filluar nga Tirana, kryeqyteti.

Një vend ku e lashta shkrihet me modernen, ku rrugët janë plot gjallëri, me restorante, bare, kafene dhe tradita. Një nga këto tradita është edhe të mbledhurit rreth tavolinës më nga një gotë raki, pija tradicionale shqiptare.

Pas dasmës së tyre në Jale, Ani dhe Nicolas, një çift shqiptaro-francez, vendosën të ndajnë magjinë e kësaj tradite shqiptare me qytetarët e Europës.

Nga ky bashkim lindi Gonxhe, një markë rakie që mishëron frymën e vendit. Përveç marketimit të Gonxhes në Evropë, përmes platformës online La Maison du Ëhisky, dyshja sipërmarrëse i ka dhënë rakisë së tyre, të bërë nga rrushi Perla, një atmosferë unike në vendet ekskluzive pariziane, ku baristët krijojnë kokteile orgjinale që zbulojnë karakterin unik të rakisë Perla.

Me logon ‘Rrëmbehuni nga shpirti shqiptar’, ata shpresojnë ta çojnë Gonxhen e tyre edhe në më shumë vende të botës.

You may also like