Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit”, 3 viktima e 17 të infektuar! Nga temperaturë, dhimbje të forta muskulore e koke, ja simptomat që shfaq! Zonat ku është më e përhapur dhe moshat më të rrezikuara

by editor

Pas COVID-19 që ka zënë vend prej disa vitesh, një tjetër virus po kërcënon jetën e qytetarëve.

Advertisements

Bëhet fjalë për “Ethet e Nilit”, që konsiderohet një sëmundje e zakonshme, por në vetëm dy javë ka shënuar tri viktima dhe dhjetëra të infektuar (të konfirmuar dhe një numër më i lartë të dyshuar se janë prekur). Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino, përmes një njoftimi për mediat konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll dhe se janë marrë masa nga bashkitë për dezinsektimin e zonave.

Advertisements

“Kjo verë ka qenë me pak infeksione, ka pasur rritje të rasteve me COVID edhe të shfaqjes së Etheve të Nilit. Për Evropën, kjo verë është e mbushur me disa lloje infeksionesh. Kjo lidhet me lëvizjet e njerëzve. Kemi pasur shpërthim në 2011, 2017 dhe 2018, kemi 17 raste, një banues në Lushnjë, 19 raste të mundshme, të prekurit kanë jo vetëm shenja klinike dhe ekzaminim serologjik, janë kryer testime 84% gjatë korrikut, janë 64 raste të dyshuara. Ethet e Nilit qarkullojnë tek zogjtë, por prekin kuajt. Janë 3 raste vdekje, ethet janë sëmundje që kalon letshëm tek personat e rinj, pas moshës 60 vjeç apo tek persona që kanë dëmtime të imunitetit shfaqen format me prekje të sistemit nervor. Kemi komunikuar me bashkitë për dezinsektimin e zonës”, – tha Bino.

“Ethet e Nilit” është sëmundje zoonotike, që qarkullon kryesisht te zogjtë dhe që prek sistemin nervor, por sëmundja kalon tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Advertisements

SHTRIRJA E VIRUSIT

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se zonat me prevalencë më të lartë të të infektuarve deri më tani rezultojnë bashkitë Fier, Lushnje e Kurbin, ndërkohë që apelon bashkitë të dezinfektojnë mjediset.

“Zonat që janë të prekura aktualisht janë zona 2 deri në 3 km në zonën periurbane. Pra në zonat qendrore të bashkive dhe kryesisht duhet të përmend Bashkinë Fier, Lushnje dhe Kurbin, ku kanë predominuar rastet. Bashkitë duhet të vijojnë me procesin e dezinsektimit me adulticid si në rastin në fjalë Bashkia Lushnje e ka kryer procesin e dezinsektimit në vatrën ku është evidentuar ky virus”.

SHENJAT

Tre qytetarët që humbën jetën nga Ethet e Nilit ishin mbi 62 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Duhet të theksoj se prekshmërinë si sëmundje e ka mbi moshën 50 vjeç. Ndërkohë që rastet e evidentuara në bazë të vlerësimit epidemiologjik klinik janë mbi moshën 62 vjeç. Pra janë pacientë të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe kanë imunitet të deprimuar (të dobët)”, – u shpreh Tomini. Por në 80% të rasteve të prekurit nuk shfaqin simptoma. Shenjat sipas mjekëve janë të ngjashme me ato të gripit si temperaturë, dhimbje të forta muskulore, dhimbje koke ose shenjë në lëkurë.

“Duhet të theksojmë faktin tjetër që 80% e individëve të cilët infektohen me virusin e Nilit Perëndimor nuk shfaqin klinikë, pra e kalojnë në formë të lehtë. 20% prej tyre shfaqin formë të rëndë ose të moderuar dhe një përqindje shumë e vogël e tyre shfaqin prekje të sistemit nervor qendror, që do të thotë japin meningite, encefalite etj.. Me keqardhje edhe rastet që kanë humbur jetën kanë qenë me imunitet të ulët e me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Nëse shfaqin klinikën sigurisht nëse kalojnë 2 deri në 3 ditët e para dhe shenjat klinike agravojnë me ndryshime të koshiencës, duhet këshillim me mjekun e familjes, që është shumë e rëndësishme”, – tha Tomini.

PARANDALIMI

Drejtoresha dhe mjekja Eugena Tomini kërkon të veçojë se situata është nën kontroll dhe këshillon qytetarët se si të mbrohen nga pickimi i mushkonjave.

“Duhet pasur kujdes në sezonin ku kemi popullatën e mushkonjës të shtuar, sigurisht për punonjësit që punojnë në të mbjella apo jashtë. Daljet në orët e pikut të mbrëmjes ku dhe lloji i mushkonjës kuleksi pickon, që është më shumë aktive gjatë mbrëmjes. Duhet të veshim veshje të lehta, të pambukta, të cilat janë me mëngë të gjata. Në pjesën e poshtme me çorape, me pantallona të shkurtra me ngjyra të çelura në mënyrë që të shohim mushkonjat dhe t’i largojmë ato. Si dhe këshillohet lyerja me mbrojtës nga mushkonjat etj.”, – u shpreh drejtoresha e ISHP-së. Prej dy javësh, ISHP po vijon me testimet në terren dhe i kërkon pushtetit vendor të bëjë dezinsektimin e zonav

You may also like