Rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para mesnatën e sotme

by editor

Mesnatën e sotme, duke hyrë e diela e 31 marsit rikthehet ora verore.

Advertisements

Në orë 02:00 akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do na duket më e gjatë. Këtë vit ndryshimi i orës përkon me festën e Pashkëve.

Advertisements

Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë ??gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatoninë dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e mbajtur nga orët analoge.

You may also like