Robert Aliaj: Ngacmim s**sual bën vetëm një burrë që nuk ka respekt për gruan dhe vajzën e vet

by editor

Advertisements

Duke komentuar ngacmimet seksuale në punë, artisti Robert Aliaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se ngacmime të tilla bëhen vetëm nga një mashkull që nuk respekton gruan dhe vajzën e vet.

“Nga ky sondazhi më rezulton një realitet i brishtë i marrëdhënieve që kanë meshkujt me gratë e tyre.

Ngacmim seksual bën vetëm një burrë që nuk ka respekt për gruan dhe vajzën e vet. Unë jam vet mashkull dhe kam eksperiencën tim si beqar dhe familjar. Nuk e kam pasur asnjëherë si moto që të përfitoja nga dobësitë e të tjerëve.

Advertisements

Kam qenë më i dobët se të dobëtit që kam pasur përballë. Kjo ka qenë jeta ime. Ndoshta ajo që duhet të fokusohemi si zgjidhje.

Realiteti është shoqëria jonë që nuk respektojmë gratë tona dhe sillemi keq edhe në punë. Ne e kemi normalizuar të keqen dhe e kemi bërë si standard jete. Kemi pasur një shprehje “lype se s’ta jep, merre se nuk do të thotë gjë”. Kjo ka qenë kriminale”, tha Aliaj.

Advertisements

You may also like