Roza Lati “humb ndjenjat” në mes të emisionit, çfarë ndodhi me ish-banoren?

by editor

Ish banorja e “Big Brother VIP3”, Roza Lati, ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm.

Mes të tjerash, Roza Lati u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka, nëse e ka zbuluar arsyen pse Romeo e kishte hequr nga “Instagrami” para se ata të futeshin në Big Brother.

“I kam thënë më keq hequr se ke pasur të dashurën xheloze, por jemi bërë sërish ‘friends’ në Instagram”,-ishte përgjigja e Rozës.

Gjatë një loje të zhvilluar në emision, Roza do jepte reagimin e saj për secilin banor të “Big Brother”, por kur u shfaq fotoja e Eglës, reagimi i saj ishte epik. Ajo u shtri në dysheme dhe reagimi i saj i tha të gjitha.

Dy banoret kanë pasur përplasje të vazhdueshme me njëra-tjetrën brenda shtëpisë, e mesa duket nuk ka pajtim as jashtë lojës.

You may also like