Roza Lati i përgjigjet deklaratës së hidhur të Ilnisa Agollit: Autogol i kryer në ethet ziliqare

by editor

“Ritën njoh unë këtë nuk e njoh. Dhe Ritën nga ekrani. Hiqe. E di si është personazhi i Rozës? Pa dashur të tregohem edhe më e vërtetë seç duhet. Por ka ardhur koha që edhe në televizion gjërat të shfaqen siç ishin brenda shtëpisë.

Roza u harrua atje, prandaj qëndroi kaq gjatë, duke u marrë me gjërat kryesore harruan Rozën”, ishte kjo deklarata e hidhur e Ilnisa Agollit në ‘E Diell’ këtë fundjavë.

Raporti i tyre brenda shtëpisë ka qenë me ulje-ngritje, por kjo deklaratë tregoi se ato nuk ka gjasa të rregullojnë marrëdhënien as jashtë saj.

Tani Roza i është përgjigjur asaj, përmes një ripostimi nga një faqe fansash. Bëhet fjalë për një video ku Ilnisa shprehet se “Unë kam shumë respekt për një lojtare si Roza. E dua”.

Krah saj shkruhet me ironi: “Me fuqinë e penës agolliane, dëshmojmë autogolin e kryer në ethet ziliqare”

You may also like