Rrëzimi i helikopterit/ Konfirmohet vdekja e presidentit të Iranit, asnjë i mbijetuar

by editor

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka humbur jetën bashkë me ministrin e jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian pas rrëzimit të helikopterit. Lajmi është konfirmuar nga Irani zyrtar, përmes një postimi në platformën X të zv.presidentit iranian.

Advertisements

Televizioni shtetëror iranian dha lajmin zyrtar për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, duke e quajtur atë “martir të shërbimit” dhe duke specifikuar se vendi dhe koha e ceremonisë mortore do të bëhet e ditur.

Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan, ku u takua me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të përuruar një digë në kufirin midis dy vendeve. Në qytetin e Tabrizit Raisi do të përuronte një rafineri, por helikopteri është rrëzuar. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 19 majit.

Advertisements

You may also like