“Rrufeja e kuqe”, fenomeni i rrallë në Sllovaki!

by editor

Imazhet e pabesueshme të një fenomeni të rrallë të njohur si “rrufeja e kuqe”, janë kapur nga një fotograf çek në Sllovaki.

Advertisements

Dukuria mahnitëse e motit shkaktoi shpërthime elektrike mhanitëse të dritës. Duke postuar fotot në rrjetet sociale, fotografi Horálek tha: “Moti i fortë me stuhi mbi Europën Qendrore solli një nga fenomenet më spektakolare, por edhe më misterioze: The Red Sprites”. Vëzhguar për herë të parë në 1989, ata u bënë një objektiv për shumë fotografë dhe kameramanë të specializuar.

Advertisements

Fotografimi i tyre konsiderohet shumë i vështirë sepse fotografi kurrë nuk e di paraprakisht se kur mund të shfaqet fenomeni.

Për shkak të lartësive të tyre dhe kohëzgjatjes së shkurtër, rrufetë e kuqe vërehen rrallë. Ato u zbuluan aksidentalisht nga fizikani John Winckler në vitin 1989, teksa ai po ndihmonte në testimin e një videokamere të re.

You may also like