Rrugorja, “namin” në Tiranë, 5 të arrestuar në dy ditë për tentativë ryshfeti ndaj policëve(VIDEO)

by editor

Për herë të parë Policia Rrugore ka arrestuar një femër, e cila ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.

Advertisements

Ndërsa në rastin e dytë një shtetas i ka ofruar një shumë prej 500 mijë lekësh punonjësit të policisë, shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë.

Advertisements

Policia Rrugore e Tiranës njofton se: Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.

Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.

You may also like